Pak kohë më parë debati i Rezart Veleshnjës dhe Aleks Seitajt bëri bujë të madhe në media. Rezarti u shpreh se paroditë e Aleksit nuk duhet të dëgjohen nga adoleshentët, pasi (sipas tij) ai tregon se është homoseksual.
Aleksi ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në "Soiree" ku foli për parodinë e publikuar vetëm para pak ditësh, të titulluar "Skandali". Ai tha se është frymëzuar nga debati me Rezartin për të krijuar këtë parodi.
“Duke u nisur nga situata e fundit, që unë personalisht, artistikisht kam kaluar, u frymëzova për të bërë këtë parodi që nuk është një parodi si gjithë të tjerat. Cfarë më ngacmoi mua nga kjo situata e fundit. Nuk ishte fakti që dikush u ngrit edhe më sulmoi mua personalisht. Ishte se si ky skandal u bë kaq i madh mediatikisht saqë mua më çuditi. Në të njëjtën kohë jam prononcuar dhe kam thënë publikisht që unë sapo kam mbaruar së xhiruari një film me metrazh të gjatë, ku luaj personazhin kryesor dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr”, ka shpjeguar Aleksi.
Ndër të tjera ai ka thënë se këtë parodi ua dedikon të gjithë artistëve që hasen me plot vështirësi për të arritur gjërat që ata dëshirojnë.
“Është një parodi dhe me gjithë zemër e them këtë, është dhuratë dhe dedikim për të gjithë artistët që shklyhen në 100 copa për të bërë atë çfarë kanë në mendje të bëjnë, të nxjerrin artin e tyre”, ka përfunduar aktori.