INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka vrarë mbi 300 mijë njerëz por kërkon falje, kjo ngjarje do t’ju lëri pa fjalë...

Ka vrarë mbi 300 mijë njerëz por kërkon falje, kjo ngjarje do t’ju lëri pa fjalë...

Publikuar më: 07:48 16-01-2018

Historia na ka treguar fakte vërtet të hidhura përsa i përket periudhës së nazizmit gjerman.

Ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, krematoriume gjigande, dhe robër lufte të sfilitur kockë e lëkurë.

Po nëse do të njihnit një nga ushtarët nazistë që kanë bërë krime makabre si do të vepronit ?

Ne po ju prezantojmë me Oskar Grening, 96-vjeçar, një ish ushtar nazist, i cili u dënua me katër vjet burg për ndihmën që i dha vrasjes së 300,000 njerëzve në kampin e përqendrimit nazist Aushvic.

Dhe e dini se çfarë ka bërë Oskar sot ?

Ka kërkuar falje në përpjekjen e tij të fundit për të shpëtuar nga dënimi, njoftuan sot autoritetet gjermane.

Grening, i cili u dënua në vitin 2015, për ndihmën e dhënë për vrasjen e 300,000 hebrenjve, ende nuk ka filluar ta vuajë dënimin, pasi ka paraqitur ankesë kundër aktgjykimit, raporton AP.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045