INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kabinat e reja telefonike. Dështon projekti në Londër, nuk punojnë [Video]

Publikuar më: 18:47 17-02-2017

Prodhimi i ri i kabinave telefonike në Londër parashikohej të kishte teknologji të lartë, por aktualisht ato janë pothuajse jashtë funksionit. Rreth 100 kabina u instaluan në të gjithë kryeqytetin e Londrës nga firma e reklamave Clear Channel vitin e kaluar. Ndërsa 500 më shumë  pritet të vendosen deri në  fund të vitit 2017. Çdo kioskë është projektuar për të ofruar Wi-Fi, prekje të kontrolluara për hartat interaktive dhe shërbime telefonike publike. Por ato nuk po funksionojnë si duhet. Një raport, bën të ditur se nga vëzhgimi i kryer për të parë nëse këto kabina me teknologji të fundit ishin funksionale, ka rezultuar se këto shërbimet nuk ofroheshin.  Kutia e Ekranit thotë se duhet të kryesh veprimet ngadalë për të dhënë përgjigje, ndërsa kërkesa përsëritet gabimisht, duke treguar se kjo është koha e gabuar. Shërbimi i hartës, është i dipsonueshëm, por ndërsa përpiqesh të lidhesh me Wi-Fi vjen mesazhi “nuk ka të dhëna, ju lutem shkruani në mënyrën e duhur”. E vetmja gjë që punon si duhet është ekrani për reklamat. Edhe në këtë rast  raporti shton se telefoni publik kishte një ton thirrës, por përdoruesit nuk duan të rrezikojnë duke vënë kartën në të . "Ashtu si me të gjithë teknologjinë e re ka një periudhë të shkurtër kur kabinat nuk janë tërësisht funksionale," tha një zëdhënës i Clear Channel.

Article Logic
Execution time: 0.0032949447631836