Young Zerka është ndër të paktët artistë shqiptar, që dallon për mënyrën e tij të veçantë të të kënduarit, por jo vetëm.
Zerka gjithashu është dalluar edhe për modelin e tij të veçantë të flokëve, kaçurrela shumë të lezetshme realisht.
Mirëpo, surpriza e këtij mëngjesi, ishte vendimi drastik që këngëtari Young Zerka ka marrë për të prerë kaçurrelat e tij. Janë pikërisht kaçurrelat tipari dominant në pamjen e Zerkës, por mesa duket, këngëtari ka marrë vendimin për të ndryshuar look.
Këtë na e ka bërë të ditur vet Zerka me anë të një videoje dhe disa fotove që ka postuar në rrjetin social Instagram.
“Ne po i krehim dhe po i presim pak”, ka shkruar këngëtari si mbishkrim të fotos.