Kate Hudson ka folur më në fund rreth thashethemeve se po shoqërohet me Brad Pitt pas ndarjes së këtij të fundit nga Angeline Jolie.
E ftuar në show-n e Andy Cohen, "Watch What Happens Live", kur u pyet për këtë, Hudson u përgjigj: "Ky ishte thashethemi më i çmendur i të gjitha kohërave. Nuk ka asgjë të vërtetë në të, madje unë kam 4 vjet pa folur me të". Ndërsa Kate dhe Brad nuk kishin komentuar më parë publikisht, ishte vëllai i Kate, Oliveri, që i ngacmoi me humor. Në janar, ai postoi një imazh marrë nga revista e përjavshme US e cila shkruante se Brad tashmë i lirë, kishte lëvizur në shtëpinë e Kate. Pranë fotos ishin edhe fjalët e supozuara të mamasë së Kate, aktores Goldie Hawan ku shkruhej: "Ai e bën vajzën time kaq të lumtur"