INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/22 vjet nga tragjedia e Otrantos, familjarët: Drejtësia nuk është vënë në vend [VIDEO]

KafeIN/22 vjet nga tragjedia e Otrantos, familjarët: Drejtësia nuk është vënë në vend [VIDEO]

Publikuar më: 11:44 28-03-2019

Kanë kaluar 22 vjet nga ngjarja e rëndë e 28 marsit 1997 dhe familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Otrantos kërkojnë ende drejtësi.
Gjatë një lidhje telefonike me emisionin “KafeIN”, kryetarja e shoqatës së familjarëve të viktimave të Otrantos, Pushime çala, tha se proceset gjyqësore në Itali vijojnë pasi drejtësia nuk është vendosur akoma.
Kryetarja e shoqatës tha se në këtë tragjedi humbi bashkëshortin atëherë 37 vjeç, motrën e tij (kunata) me dy fëmijët.
“Plagët e dhimbjes së humbjes së të afërmëve janë ende të hapura pasi u vramë dy herë, edhe nga fakti se nuk u dëmshpërblyem për humbjen e madhe të familjeve tona”, tha zonja çala.
Si çdo vit, edhe sot, më 28 mars, familjarët e 57 viktimave që u mbytën pas përplasjes së dy anijeve, “Sibilla” dhe “Kateri i Radës”, do të dalin me lule në duar, për të kujtuar të afërmit e tyre që nuk janë më.
Nga kjo tragjedi, mbijetuan 34 persona, ndërsa 24 të tjerë, rezultojnë ende të zhdukur.
Gjykata ka nxjerrë fajtor drejtuesin e anijes “Sibilla” Fabrizio Laudadion dhe drejtuesin shqiptar të “Katerit të Radës” Namik Xhaferrin, që janë dënuar me disa vjet burg.
“Kateri i Radës” është shndërruar në një relikë në Brindizi dhe mban emrin e personave që kanë humbur jetën në marsin e ’97.

Article Logic
Execution time: 0.0030410289764404