INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Abuzimet seksuale, psikologët: Divorcet, pasoja negative tek fëmijët [VIDEO]

KafeIN/Abuzimet seksuale, psikologët: Divorcet, pasoja negative tek fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 13:16 30-07-2019

Rastet e publikuara në media mbi dhunën seksuale tek të miturit, ku abuzuesit në pjesën më të shumtë kanë qenë baballarët, për psikologët shihet si rritje e ndërgjegjësimit për t’i denoncuar dhe jo rritje e rasteve.
Aurela Agalliu, gjatë një interviste në “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, ka fajësuar familjen, prindërit që sipas saj duhet të shtojnë vëmendjen ndaj fëmijës.
“Problemi që shfaqet me abuzimet seksuale, shfaqet më së shumti në familjet me prindër të divorcuar dhe ku pasojat e kësaj bien mbi fëmijën. Unë e kam deklaruar që në rastet e divorceve, fëmiëjt e sidomos vajzat nuk duhet të jetojnë me babain.
Një baba abuzues me vajzën e tij, është një potencial i rrezikshëm dhe në komunitet”, tha psikologia Aurela Agalliu.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715