Klea është një adoleshente 13-vjeçare që ka lindur dhe jeton në Greqi dhe sapo ka nisur karrierën në muzikë.
Adoleshentja sapo ka hedhur në tregun muzikor shqiptar klipin e saj të parë ku është pritur mjaft mirë.
E pyetur nga moderatori i emisionit "KafeIN", Flavio Qarri, Klea tha se e njeh tregun e muzikës në Shqipëri, ndërsa këngët greke nuk i pëlqen.
Nga këngëtarët shqiptarë Klea pëlqen Dhurata Dora ndërsa nga të huajt Britney Spears dhe Arjana Grandi.
"No koment baby" është kënga e parë e Kleas.
"Moshatarët e mi kërkojnë të rriten më shpejt, duan gjëra më pikante", tha këngëtarja 13-vjeçare.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë