Gjimnazi “Dhaskal Todri” në Elbasan është shpallur fitues i konkursit për debatin publik, organizuar nga shoqata “Liburnetik”.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, drejtuesi i “Liburnetik”, Ergys Gezka tha se qëllimi i konkursit ishte zhvillimi i aftësive të komunikimit të të rinjve, kultura e debatit.
“Gjatë kampionatit spikatën të rinj që kishin elementët e duhur të të qënit lider nesër.
Debati dhe fryma e debatit shihet si mundësia e zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor”, tha përfaqësuesi i “Liburnetik”.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë