Mbiemri Hadërgjonaj, është një ndër më të njohurit dhe më të komentuarit në Shqipëri, për sa i përket botës së showbizit.
Sot në KafeIN, me anë të një lidhje direkte, patëm mundësinë të komunikonim me Agnesa Hadërgjonajn e cila foli për jetën e saj si dhe punën me të cilën merret.
E pyetur(me shaka) nga Flavio se si ja del të mos e marrin më sysh, Agnesa u përgjigj me shaka duke thënë se mban një hudhër me vete. Mesa duket bukuroshja po punon dhe jeton në Tiranë, aktualisht po merret më një projekt shumë interesant, Javën e Modës e cila do të jetë gati në shtator, ajo u shpreh se po punon bashkë më një aktore shumë të njohur.
E pyetur nga Flavio, pse nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë sikurse, pjesa tjetër e familjes. Agnesa u shpreh se nuk ndihet më rehat me gjërat që po merret dhe nuk e shikon veten në muzikë, ndryshe nga një pjesë e madhe e VIP-ave shqiptarë që edhe pse nuk kanë vokalin e duhur, merren më muzikë.