INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Aksidentet, Fatos Olldashi: Çdo ditë, 120 persona kërkojnë ndihmë në spitalin e Traumës [VIDEO]

KafeIN/Aksidentet, Fatos Olldashi: Çdo ditë, 120 persona kërkojnë ndihmë në spitalin e Traumës [VIDEO]

Publikuar më: 13:49 29-07-2019

Mjeku kirurg i njohur në spitalin e Traumës, Fatos Olldashi, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, tha se çdo ditë 120 persona kërkojnë ndihmë si pasojë e aksidenteve rrugore.
Mjeku Olldashi tha se sidomos sezoni veror shton rriskun e rritjes së numrit të të plagosurve.
“Numri i aksidenteve rrugore ka ardhur në rritje, po ashtu dhe të prekurit. 120 persona mesatarisht paraqiten në ditë në spital por 4-5 persona kanë nevojë emergjente për ndërhyrje kirurgjikale, që janë serioze për jetën”, tha Olldashi.
Megjithë shtimin e masave ndëshkimore për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, mjeku bëri apel për më shumë kujdes si nga drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët.
Sipas mjekut kirurg, përveç aksidenteve rrugore, edhe plazhi shkakton trauma, siç janë zhytjet, hedhjet në det, rrëzimet nga motorret e ujit.
“Problem janë dhe aksidentet në shtëpi, ku viktimat më të shpeshta janë fëmijët. Dyert me shinë janë shkaku i aksidenteve më të shumta, me pasoja fatale për fëmijët. Po ashtu dhe aksidentet në shtëpitë private ku mungojnë mbrojtjet e shkallëve, apo tarracave”, tha mjeku kirurg.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652