INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Akuzat ndaj pedagogëve, Rektori i U.Bujqësor: Çështja në prokurori, nëse dalin të pafajshëm rikthehen në detyrë [VIDEO]

KafeIN/Akuzat ndaj pedagogëve, Rektori i U.Bujqësor: Çështja në prokurori, nëse dalin të pafajshëm rikthehen në detyrë [VIDEO]

Publikuar më: 11:02 13-03-2019

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu, gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se bazuar në ankesën e studentëve, ka pezulluar nga detyra 6 pedagogë, disa prej të cilëve me përvojë në detyrën e tyre si mësimdhënës.
Rektori u shpreh se ankesat e studentëve kishin të bënin me akuza të ngacmimit seksual, mitmarrje dhe shitje të detyruar të librave nga ana e pedagogëve.
“Ne reaguam menjëherë pas ankesave të studentëve dhe i pezulluam, tani ccështja po hetohet në prokurori.
Nëse dalin të pafajshëm kanë të drejtë të rikthehen në detyrë”, u shpreh rektori Musabelliu. Më tej, rektori i Universitetit Bujqësor ka shpjeguar dhe qëndrimin e tij në lidhje me ligjin e arsimit të Lartë aq të përfolur dhe kontestuar nga kolegë të tij pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe studentët të cilët u ngritën në protesta kundër ligjit. 

Musabelliu tha se ka mbështetur që në fillim idenë e autonomisë së universiteteve, pasi gjenerimi i të ardhurave dytësore do të rrisë cilësinë e mësimdhënies.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032699108123779