INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Aleanca për teatrin, aktorët: Qytetarët të mbrojnë pronën nga shteti hajdut [VIDEO]

KafeIN/Aleanca për teatrin, aktorët: Qytetarët të mbrojnë pronën nga shteti hajdut [VIDEO]

Publikuar më: 12:46 29-04-2019

Alenca për mbrojtjen e teatrit ka reaguar pas ngjarjes së fundit ku u hoqën gërmat e Teatrit Kombëtar në godinën e cila kërkohet të shembet nga qeveria.
Në intervistën në "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri, regjisori Robert Budina, tha se aleanca ka depozituar kallëzim penal për gjetjen e autorëve të saj.
Budina tha se protestat do të vazhdojnë por kësaj lëvizjeje duhet ti bashkohen dhe qytetarët.
"E keqja jonë është se qëndrojmë indiferentë dhe nuk i besojmë njëri-tjetrit. E nga përcarja që është mbjellë kudo, përfitojnë pushtetarët", tha regjisori i njohur.
Budina tha se kauza e teatrit nuk do të marrë ngjyrime politike por opozita është shprehur pro kësaj lëvizjeje.
"Opozita ka qenë e përfshirë aq sa duhet për të mos e bërë pis. Por tek opozita ka njerëz shumë më tepër qytetarë sesa tek PS që janë mafiozë", tha regjisori Budina.
Aktorët prej një viti organizojnë cdo ditë protestë në godinën e Teatrit Kombëtar dhe janë të ndjeshëm ndaj kësaj kauze.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034291744232178