Përfaqësuesja e Partisë Republikane, Aida Shtino, gjatë një interviste në emisionin "KafeIN", me moderatorin Flavio Qarri, është shprehur optimiste për marrëveshjen e re të aleatëve të vegjël me liderin e opozitës Lulzim Basha.
E pyetur për ndonjë skenar të mundshëm si në 2017, Shtino tha gjithçka i përket të shkuarës.
Aleatët e vegjël kanë kërkuar një tryezë për zgjidhjen e krizës politike e thirrur nga presidenti.
"Ne kemi parashtruar një platformë që duam ta diskutojmë me presidentin. Kemi kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore ose kujdestare që do të përgatisë situatën për zgjedhjet, bazuar në nenin 86 të Kushtetutës. Kjo qeveri do të kontrollojë dhe rendin e sigurinë gjatë zgjedhjeve, të ketë procedim penal për autorët e shitblerjes së votave, të bëhet testi i drogës për presidentin, kryeministrin dhe deputetët, qeveria do të jetë ajo që do të vendosë ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu pikë e platformës do të jetë dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit", tha zonja Shtino.
Në lidhje me opozitën e re në kuvend, zyrtarja e lartë e PR e a quajtur false.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë