Një nga aleatët e kampit të majtë, Partia Kristiandemokrate është gati t’i bashkohet aleancës së majtë “Për Shqipërinë Evropiane” pasi sipas tyre ka bërë reforma dhe ka për qëllim të bëjë shtet.
Por megjithatë, aleatët e vegjël janë të zhgënjyer nga aleatët e mëdhenj sepse sipas tyrej kontratat parazgjedhore nuk respektohen.
I ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, drejtuesi i Kristiandemokratëve, Dhimitër Muslia tha se Rama ka bërë reforma të cilat mund të kenë dhe pasoja.
“Do vijë një ditë që të gjithë do të japin llogari para drejtësisë, asnjë politikan s’do të shpëtojë. Madje as Donika Prela aq e përfolur do ketë një raund të dytë, e kanë kërkuar dhe ndërkombëtarët”, u shpreh kreu i Kristiandemokratëeve, Dhimitër Muslia.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë