INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Protesta e 16 Shkurtit, Fitim Zekthi: Ministri Lleshaj foli si ekstremist partiak [VIDEO]

KafeIn/Protesta e 16 Shkurtit, Fitim Zekthi: Ministri Lleshaj foli si ekstremist partiak [VIDEO]

Publikuar më: 14:11 14-02-2019

Analisti i politikës Fitim Zekthi e ka cilësuar sjelljen e kryeministrit Rama ndaj protestës së opozitës më 16 Shkurt, si nervoze brenda indiferencës që Rama përpiqet të tregojë.
Sipas Zekthit, të shtunën pritet të ketë një demonstrim force përballë demonstrimit të nervozizmit nga ana e qeverisë.
I ftuar në emisionin “KafeIn”, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, Zekthi ka komentuar dhe deklaratën e policisë së shtetit e ministrisë së Brendshme për protestën e opozitës.
Sipas tij, ministri i Brendshëm po sillet si ekstremist partiak.
“Ishte një deklaratë e ekzagjeruar nga ana e ministrit të Brendshëm, ai po sillet si një ekstremist partiak duke bërë detyrën e një zyre shtypi të partisë”, tha analisti Fitim Zekthi.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102