INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Anulimi i projektit të Unazës së Re, Alfred Peza: Presidenti foli si lider opozite [VIDEO]

KafeIn/Anulimi i projektit të Unazës së Re, Alfred Peza: Presidenti foli si lider opozite [VIDEO]

Publikuar më: 18:36 04-02-2019

Deputeti socialist Alfred Peza, nga studio e KafeIn, gjatë intervistës me mdoeratorin Flavio Qarri ka reaguar pas kërkesës së presidentit Ilir Meta për anulimin e projektit të Unazes së Re, bërë publike nga Presidenca një ditë më parë.
Peza tha se ky qëndrim i presidentit Meta tejkaloi kompetencat duke u sjellë si lider opozite.
Sipas tij, kjo nuk është gjë tjetër vecse një lojë e tij e nisur herët.
“Në kohë kalendarike ka nisur që në verën e vitit të shkuar, për të vijuar më pas me disa kthime dekretesh, me përplasjen që pati me ish -ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për marrëveshjen me Greqinë dhe për të kulmuar nga mesi i nëntorit me përplasjen për Sandër Lleshi dhe në fund të vitit për ndryshimet në qeverinë “Rama”.
Deputeti socialist Alfred Peza tha se aktualisht me deklaratën e fundit të Metës, “jemi në kushtet kur de facto, presidenti i Republikës është dhe lider i opozitës dhe po kryen cdo funksion tjetër politik përveç detyrës së përcaktuar në Kushtetutë si kreu i shtetit”.
Për më shumë informacion ndiqni më poshtë intervistën e zgjeruar

Article Logic
Execution time: 0.0021488666534424