INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Arben Malaj apel Ramës: Kompromis ose rrënim, mos bëj gabimet e Berishës në ’97 [VIDEO]

KafeIN/Arben Malaj apel Ramës: Kompromis ose rrënim, mos bëj gabimet e Berishës në ’97 [VIDEO]

Publikuar më: 11:21 24-04-2019

Ish-deputeti socialist dhe akademiku Arben Malaj gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të gjejë kompromiset për krizën e krijuar politike dhe të ofrojë zgjidhje për mosngadalësimin e ekonomisë dhe rrënimin e shqiptarëve.
“Unë jam i bindur se ai do ta gjejë zgjidhjen. Por kjo duhet të bëhet pa kosto. Këmbanat po bien dhe ekonomia po ndjen pasojat e këtij ngërçi.
Nëse duhet një zgjidhje duhet të bëhet tani dhe jo vonë. Edhe sikur të duhet të lëshojë pushtetin por jo detyrimisht partinë, por duhet të tregojë se është lider dhe të mos krijojë gropa në ekonomi që do t’i vuajnë shqiptarët”, tha zoti Malaj.
Referuar disa deklaratave të opozitës për mundësinë e përsëritjes së ngjarjeve si në vitin e mbrapshtë ’97, zoti Malaj, ish-ministër në qeverinë "Aleanca për Shtetin" në vitet 1997-1998, tha se s’duhet të krijojnë referenca të tjera.
“Viti 1997 nga pikëpamja qeverisëse ishte dështim i plotë i PD për të marrë zgjedhjet. Në njëfarë mënyre ishte dështim dhe i shqiptarëve.
Bilancet e atij viti i paguan në kurriz taksapaguesit shqiptarë, viktima dhe bilanc negativ në ekonomi”, tha akademiku dhe eksperti i ekonomisë Arben Malaj.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0023119449615479