Socialisti i vjetër Arben Malaj gjatë një interviste telefonike në "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri tha se ai ka shprehur mbështetjen e tij që në fillim të lëvizjes për mbrojtjen e teatrit.
I pyetur nga moderatori për arsyen e daljes, Malaj tha se ai gjithmonë do të jetë në mbrojtje të vlerave kulturore të vendit,
"Unë kam denoncuar dhe problemin në lagjen time ku bashkia e Tiranës bllokoi parkimin për banorët që jetonin aty, ndaj unë them të mos hezitojmë të mbrojmë interesat tona", tha Malaj.
Sa i takon kauzës për mbrojtjen e teatrit, z.Malaj tha se i takon gjykatës të vendosë për të.
"Deri atëherë të ndërpritet çdo tentativë për ta prishur atë", tha Malaj.
I pyetur për rikthimin e tij në PS, Malaj tha se ai është larguar prej andej në një kohë kur Rama refuzoi kërkesën e tij për modernizimin e partisë.
"Unë e dua PS por e di që ata që e molën PS në këto vite, mjaftistët do të jenë po ata që do të largohen sapo ajo të dalë në opozitë", u shpreh Arben Malaj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë