INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Arben Ristani: Mandatet janë djegur politikisht, zgjedhje pa Ramën në qeveri [VIDEO]

KafeIn/Arben Ristani: Mandatet janë djegur politikisht, zgjedhje pa Ramën në qeveri [VIDEO]

Publikuar më: 13:42 19-02-2019

Për Arben Ristanin, si ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor, mandatet e deputetëve të opozitës konsiderohen të djegura politikisht, pavarësisht procedurës sipas Kodit Zgjedhor e Kushtetutës e cila kërkon pak kohë deri në miratimin nga Kuvendi të kërkesës individuale për dorëheqje të çdo deputeti.
I ftuar në emisionin “KafeIn”, me moderatorin Flavio Qarri, Ristani tha se pas këtij vendimi politik, opozita do të kërkojë zgjedhje të parakohshme por pa Edi Ramën në qeveri.
“Ai u kap me vjedhje, është e pamundur që të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme me Ramën kryeministër.
Ne mendojmë se me zgjedhjet e parakohshme, është e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund situatës së krijuar në vend, dhe pakënaqësive të qytetarëve”, u shpreh përfaqësuesi i PD, Arben Ristani.
I pyetur nëse kanë marrë miratimin dhe të partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me vendimin politik për të braktisur parlamentin, Ristani tha se opozita ka marrë përkrahjen e partnerëve të tyre.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416