Drejtori i Përgjithshëm i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri ka inkurajuar studentët të navigojnë në portalin ku kryhet aplikimi online për hyrjen në Universitet pasi aty do të gjejnë informacionet e duhura për procesin që nis më 31 korrik.
Xhelaj tha se sistemi Meritë-Preferencës aplikohet dhe në vende të tjera dhe aplikimi online është një process lehtësisht i zbatueshëm nga çdo maturant.
“Portali hapet më 31 korrik deri në 6 gusht. Është një kohë e mjaftueshme për tu menduar për degën ku duan të studiojnë dhe deri në mbylljen e portalit mund të kryejë aplikimin çdo maturant.
Ka mjaftueshëm preference, 10 të tilla për tu përzgjedhur.
Ata duhet të kenë kujdes me kriteret që përcaktojnë fakultetet, ti krahasojnë me fakultetet e tjera”, u shpreh drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj.
Sipas z.Xhelaj, procesi është transparent dhe efikas.
Xhelaj tha se edhe fakultetet, por dhe studentët janë të kënaqur. Pjesa më e madhe e tyre janë të kënaqur me përzgjedhjen.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë