INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Arsimi profesional, Dajna Sorensen: Punësim i sigurt, por e ndjekin vetëm 20 % [VIDEO]

KafeIN/Arsimi profesional, Dajna Sorensen: Punësim i sigurt, por e ndjekin vetëm 20 % [VIDEO]

Publikuar më: 11:50 22-04-2019

Zvministrja e Financës, Dajna Sorensen gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka deklaruar se të rinjtë që ndjekin arsimin professional janë më shumë të kërkuar nga tregu vendas i punës.
Por në Shqipëri, vetëm 20 përqind e të rinjve ndjekin këtë drejtim.
“Të rinjtë që ndjekin arsimin profesional kanë një punësim të sigurt në treg. Përveç kësaj, praktikat e kryera pranë subjekteve të biznesit i mësojnë atyre shprehi të punës në moshë shumë të re çka i ndihmon ata të fitojnë aftësi komunikimi dhe pune në grup, shumë e nevojshme dhe e kërkuar nga punëdhënësi”, tha zv/ministrja e Financave Dajna Sorensen.
Zonja Sorensen tha se sot trendi i punësimit është në rritje, ku niveli i papunësisë për tremujorin e parë të këtij viti shënoi 12.3 %.
“Në një raport të saj, Banka Botërore vlerësoi se janë hapur rreth 30 mijë vende të reja në Shqipëri dhe po sipas raportit, punësimi i grave është përmirësuar.
Natyrisht ka nevojë për më shumë punësime dinjitoze dhe të mirëpaguara”, tha zv/ministrja Sorensen.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439