Java në KafeIN nisi me kreativitet.. me artin e frymëmarrjes së ngurtë dhe diskutime të shumta.
Elvis Kita, solli në ekranin e INTv punime të tij, duke na treguar me detaje se si nga balta apo druri, ai arrinte t'i kthente ato në vepra arti në një kohë shumë të shkurtër.
I pyetur për vështirësitë e kësaj pune, Elvis u shpreh se pasioni e bën të ecë përpara.
Duket se në ditët e sotme të rinjtë e vlerësojnë artin dhe të bukurën, madje mundohen që të na sjellin atë para syve të cdokujt.