Gjithnjë na ka ndodhur të shohim teksa ecim artistë që promovojnë talentin e tyre në rrugë.
Sigurisht, kësaj puntate nuk mund t'i mungonte një artist, i cili tregoi per KafeIN se si realizohej një spray paint në pak minuta. Kelo u shpreh se është e vështirë të përballosh jetesën me të ardhurat që arti i rrugës sjell, kështu ai është i detyruar që ndërkohë të bëjë dhe një tjetër punë. Kelo tregoi për INTv, se përpos faktit të bërit art në rrugë, kënaqësi për të janë duartrokitjet e publikut.
Ndonëse prej kohësh ky lloj arti i bërë në rrugë vlerësohet ndoshta jo në nivelin e duhur, kjo duket të mos përbëjë problem për të rinjtë që e duan atë që bëjnë.