Aktivistë të Aleancës “Për mbrojtjen e teatrit”, aktorë dhe qytetarë e kanë kaluar natën jashtë për të mbrojtur godinën e teatrit.
Në një interviste telefonike me moderatorin Flavio Qarri, aktori i njohur Edmond Budina tha se në kauzën e tyre janë bashkuar dhe qytetarët.
“Mësuam se policia do të vinte të boshatiste godinën dhe kemi dalë nga shtëpitë për të mbrojtur teatrin. Kauza jonë do të shkojë deri në fund”, u shprehën aktivistët për mbrojtjen e teatrit.
Ndërkohë aktori Budina tha se kushdo që është në pushtet duhe t’i thërrasë 2 herë mendjes në lidhje me planin për teatrin.
“Ne mendojmë dhe për një plan 5-vjeccar për teatrin, jo vetëm për rikonstruksionin e teatrit, por dhe për dinjitetin e aktorëve”, tha aktori Edmond Budina.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë