INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ashpërsohet ligji për duhanpirjen, Inspektoriati: Reklamat, të ndaluara dhe online [VIDEO]

KafeIN/Ashpërsohet ligji për duhanpirjen, Inspektoriati: Reklamat, të ndaluara dhe online [VIDEO]

Publikuar më: 12:08 04-07-2019

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dërguar në kuvend ndryshimet ligjore për ashpërsimin e masave kundër duhanpirjes në ambientet publike.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, përfaqësuesi i Inspektoriatit Shëndetësor Ardian Paravani gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se këto ndryshime erdhën si pasojë e teknologjisë së përdorur për tregtimin e duhanit.
“5 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit, kemi parë në qarkullim disa lloje produktesh si cigarja elektronike, shisha ose nargjile sic quhet ndryshe. Ndryshimet ligjore të propozuara i ndalojnë tashmë këto pajisje të përdoren në ambiente të mbyllura”, tha inspektori Paravani.
Sipas ndryshimeve të reja, janë disafishuar dhe gjobat për subjektet që do të kapen në shkelje të ligjit.
Përfaqësuesi i Inspektoriatit Shëndetësor tha se penalitete do të kenë dhe subjektet që tregtojnë duhanin në ambientet jashtë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611