INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Autizmi, psikiatrja Sonila Tomorri: Njihuni me shkaqet e sëmundjes së shekullit [Video]

KafeIN/Autizmi, psikiatrja Sonila Tomorri: Njihuni me shkaqet e sëmundjes së shekullit [Video]

Publikuar më: 10:39 02-04-2019

Në ditën ndërkombëtare të sëmundjes së Autizmit, psikiatrja për fëmijë dhe adoleshentë në spitalin Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë ka sqaruar në emisionin ‘KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, çfarë është autizmi, cilët janë faktorët e rriskut dhe si duhet trajtuar e kuruar kjo sëmundje.
Psikiatrja Tomorri tha se megjithë dilemat e prindërve për vaksinimin që sipas tyre ka lidhje me sëmundjen, studimet 20-vjeçare përjashtojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të vaksinimit me autizmin.
Por sipas mjekes psikiatre, ajo çka vërehet në Shqipëri, njësoj si dhe në botë janë rastet e shtuara të fëmijëve të prekur nga çrregullimet e spektrit autik.
“Shifrat në botë tregojnë se janë rritur me ritme galopante. Ndërsa deri dje e kishim treguesin 1 në 100 lind autik, sot në SHBA 1 në 59 është shifra zyrtare. Nuk ka pse Shqipëria të bëjë përjashtim. Dhe ky tregues është i frikshëm”, tha mjekja Tomorri.
Psikiatrja Sonila Tomorri tha se shkak për autizmin janë tendencat genetike, nëse një prind ka një apo disa gene të predispozuara për autizmin, (nuk është i sëmurë me autizëm), ka shumë shanse që ta transmetojë.
Por dhe nëse nuk ka një gen mbartës, mund të ndodhin ndryshime genetike rishtas tek një embrion që po krijohet dhe ka faktorë ambientalë të cilët mund ta shtojnë predispozitën gjenetike", tha zonja Tomorri.

Article Logic
Execution time: 0.0038068294525146