Sot në emisionin e mëngjesit në INTv “KafeIN”, specialisti i transportit publik pranë Bashkisë së Tiranës Estref Agalliu tregoi për kontrollet e shumta që po ushtrohen ndaj mjeteve të transportit publik.
Ai tregoi se objekt i këtyre kontrolleve kanë qenë cilësia e shërbimit, sjellja e stafeve të autobusit, frekuenca e mjeteve dhe përdorimi i kondicionerëve.
Vetëm gjatë muajit maj sipas z. Agalliu ka pasur mbi 90 gjoba për mos përdorim të kondicionerëve ndaj operatorëve të shërbimit të transportit që kanë kontratë me bashkinë.
I pyetur nga drejtuesi i “KafeIN” Flavio Qarri për vlerën e gjobave, specialisti i transportit tregoi se ato shkonin deri në 5 mijë lek të reja por dëmi vinte nga fakti se kjo shumë shoqërohej edhe me një sistem pikësh i cili rrezikonte kontratën e fituar nga operatorët privatë me Bashkinë Tiranë.
Për më shumë mund të ndiqni videon: