E njohin me pseudonimin “Benito”, por emri i tij është Berat Haskaj.
Balerini që jeton në Zvicër ka pasion dhe muzikën dhe tashmë pret të nxjerrë në tregun muzikor klipin e tij më të ri.
“Në klipin e dytë balerinët i kam shqiptar, ndërkohë që kërcej dhe vetë” tha Benito gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, në emisionin “KafeIN”.
Artisti me origjinë nga Kosova, tha se ka 18 vjet që ushtron profesionin e tij si balerin dhe në Shqipëri ka ardhur për herë të parë në “Top Fest” në vitin 2010 ku ka performuar si balerin në këngët e dy artistëve nga Kosova.
“Shqipëria është mikpritëse, publiku është shumë i dashur, ndryshe nga publiku në Kosovë që shfaqet më arrogant”, tha Benito.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë