INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Biznesi i Vogël: Aksioni për faturat tatimore godet subjektet e rregullta [VIDEO]

KafeIN/Biznesi i Vogël: Aksioni për faturat tatimore godet subjektet e rregullta [VIDEO]

Publikuar më: 11:15 18-07-2019

Shoqata e biznesit të vogël kundërshton aksionin e qeverisë për faturat tatimore i lajmëruar nga vetë kryeministri Rama disa ditë më parë.
I ftuar në studion e emisionit “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, kryetari i shoqatës së biznesit të vogël për Tiranën, Shpëtim Agolli tha se aksioni do të penalizojë bizneset e rregullta dhe jo “peshqit e mëdhenj”.
“Në Shqipëri ka rënë konsumi, njerëzit po largohen, niveli i varfërisë është rritur.
Ky aksion do të godasë bizneset e rregullta që ndoshta mund të kenë bërë ndonjë shkelje por jo ata biznese që bëjnë kontrabandë dhe që janë të lidhur me shtetin”, u shpreh përfaqësuesi i biznesit të vogël në Tiranë.
Agolli tha se vendi ynë ka nevojë për reforma të thella ekonomike dhe jo për aksione rrufe.
“Në biznes nuk ka ndershmëri por është ligji ai që rregullon. Sa i takon evazionit fiskal për të cilin justifikohet aksioni, bashkia e Tiranës ka rritur taksat, i kanë katërfishuar po ku shkojnë këto taksa. Në bashki 30 përqind e taksave shkojnë për investime, pjesa tjetër shkon për administratën”, tha z.Agolli.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508