Ajo ka zgjedhur të punojë në fushën e biznesit duke tregtuar produkte bio të tokës sonë.
Sonila Marku thotë se e ka pasur pasion të hershëm të ketë një biznes të sajin dhe duket se ia ka dalë mbanë.
Në studion e KafeIn, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, Sonila tregoi se qëllimi i aktivitetit të saj është të ofrojë produkte origjinale shqiptare sa më cilësore.
“Të qënit femër ka qenë shpeshherë pengesë në marrëdhëniet e mia me fermerët tek të cilët ble produktet. Në këtë rast më ka ndihmuar familja, prindërit i kam bashkëpunëtorë të ngushtë në këtë biznes”, tha Sonila.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë