INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Blerina Gjylameti: Ndryshimet ligjore, asnjë kosto shtesë për qytetarët nga kontratat koncensionare [VIDEO]

KafeIN/Blerina Gjylameti: Ndryshimet ligjore, asnjë kosto shtesë për qytetarët nga kontratat koncensionare [VIDEO]

Publikuar më: 12:40 19-07-2019

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka deklaruar se pr.ligjet që u miratuan në seancën e fundit të kuvendit për këtë sezon, do t’i shërbejnë qytetarëve, siç janë ndryshimet në pr.ligjin për Ndihmën Ekonomike, apo rruga Milot-Balldren.
“Të gjitha kontratat koncensionare nga viti 2013 e këtej, pjesë e kësaj mazhorance që unë jam, nuk cënojnë as xhepin e qytetarit dhe as stabilitetin makrofinanciar pra nuk merret borxh e ardhmja për tu investuar në të tashmen”, tha deputetja socialiste Blerina Gjylameti.
Sipas znj.Gjylameti, rruga aq e përfolur dhe e akuzuar për aferë korruptive, Milot-Balldren, nuk do të kërkojë finacim tjetër dhe ndryshimet ligjore të miratuara në kuvend e vërtetojnë këtë.
“Ne kemi bërë një ndryshim ligjor të rëndësishëm në ligjin mbi koncensionet i ndryshuar 3 herë.
Ndryshimi i fundit një ditë më parë në seancën e kuvendit, limiton ofertat e pakërkuara sidomos në sektorin e infrastrukturës rrugore, heq një lloj privilegjimi të atyre që bënin ofertat e pakërkuara”, tha Gjylameti.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0020349025726318