Sot në KafeIN me Flavio Qarri ishte Presidenti i kaluar Bujar Nishani. Ndër shumë çështje të aktualitetit që u prekën, nuk mund të mos prekej Kombëtarja dhe trajneri i saj.
Sigurisht shija e hidhur e humbjes dhe performanca e trajnerit ishin në fokusin e z. Nishani. Ndëkohë që në mes dy personazheve të njohur është një padi pas deklaratave të bëra nga Bujar Nishani në drejtim të Cristian Panucci-t.
Por z. Nishani foli për deklaratën e tij të bërë në facebook dhe faktin që ka ngarkuar avokatët e tij të ndjekin çështjen në rrugë ligjore.
Edhe pse duke pasur parasysh ecurinë e ekipit z. Nishani theksoi se nuk ndjente ta kishte tejkaluar etikën dhe i qëndronte atyre që kishte deklaruar.