Një duo e muzikës deep house ishin sot në KafeIN për të folur rreth këtij lloj zhaneri të vecantë.
Paradox, duo e përbërë nga Anxhela Llaha dhe Andi Lazaj, dy të rinj të talentuar në fushen e muzikës rrëfyen për KafeIN vështirësitë për të ja dalë në treg.
Që të dy ato janë performues të muzikës live në eventet e Tiranës, por jo vetëm.
U shprehën gjithashtu se synimi i tyre ishte, pse jo, të hynin në tregun ndërkombëtar.
Por, ajo ç'ka zbuluan për INTv ishte dhe projekti i rradhës, ku na surprzuan me lajmin se kantautori Bojken Lako do të rikthehet sërish me një këngë të re, bashkëpunim me Paradox. Anxhela, rrëfeu se kënga do shoqërohet me një videoklip, madje tha se xhirimet ishin drejt fundit dhe se kënga do të publikohet gjatë kësaj vere.
Epo, bëhuni gati, se Bojken Lako dhe Paradox, mesa duket do na sjellin një super hit së shpejti !