INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Dekreti i ri për zgjedhjet, Ledio Braho: 13 tetori i ligjshëm, presidenca konsultohet me Strasburgun [VIDEO]

KafeIN/Dekreti i ri për zgjedhjet, Ledio Braho: 13 tetori i ligjshëm, presidenca konsultohet me Strasburgun [VIDEO]

Publikuar më: 11:28 28-06-2019

Për ish-këshilltarin e ish-presidentit Bujar Nishani gjatë vitit 2014, Ledio Braho, i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, tha se sipas Kushtetutës 13 tetori, është data e ligjshme e zgjedhjeve.
“Presidenti ka jurisprudencë në lidhje me çështjen e zgjedhjeve, me gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Kjo gjykatë ka praktikë për këto raste kur ka zgjedhje me vetëm 1 kandidat dhe e ka cilësuar si cënim të lirisë së votes”, tha juristi Ledio Braho.
Sipas Brahos situata politike ka përçarë dhe ndërkombëtarët të cilët janë ndarë me qëndrime sa i takon legjitimitetit të 30 qershorit apo legjitimitetit të dekretit të ri të presidentit për 13 tetorin si datë të re të zgjedhjeve.
Juristi Braho tha se mungesa e një gjykate Kushtetuese prej dy vitesh, po ashtu dhe Gjykatës së Lartë, ka sjellë vendin në një pikë që rrezikohet përplasja civile më 30 qershor.
“Mekanizëm ligjor për ti ulur palët në dialog nuk ka. Thirrjet e presidentit drejtuar liderve, përveç Ramës, janë mirëpritur por deri tani s’ka ndryshuar gjë.
Madje dhe SHBA janë ndarë më dysh. Palmer njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh, kurse Engel nuk e ka mbështetur.
Po ashtu dhe BE, Këshilli i Evropës tërhoqi vëzhguesit, ndërsa ambasadat e legjitimojnë 30 qershorin”, tha Braho. Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943