INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Demografja e njohur: Nëse largimet vazhdojnë, do dështojë skema e pensioneve [VIDEO]

KafeIN/ Demografja e njohur: Nëse largimet vazhdojnë, do dështojë skema e pensioneve [VIDEO]

Publikuar më: 10:22 04-07-2018

Emira Galanxhi ishte e ftuar sot në KafeIN në INTV.

Flavio Qarri po trajtonte temën e emigrimit dhe solli në studio eksperten demografike Emira Galanxhi për të treguar statistikat konrete të largimit të shqiptarëve, veçanërisht të rinjve.

Znj. Galanxhi deklaroi se vetëm me motivacionin e bashkimit familjar janë larguar në 2016 34000 persona. Ndërkohë ajo i bëri thirrje instancave që të planifikonin politika nataliste që të rrisin lindshmërinë në Shqipëri pasi ritmet ulëse janë alarmante.

Ekspertja gjithashtu njoftoi se largimet masive të të rinjve sjellin dy pasoja të tmerrshme për të ardhmen e afërt. Krahu i ri i punës nuk do jetë prezent në treg, aq më pak ai i specializuari.

Ndërkohë një tjetër pasojë paksa më e largët por po aq dramatike do jetë edhe dështimi i skemës së pensioneve pasi numri i të rinjve që punësohen e për rrjedhojë kontribuojnë po zvogëlohet në nivele alarmante.

Nga ana tjetër sipas znj.Emira Galanxhi, është rritur ndjeshëm numri i banesave të banuara vetëm nga të moshuar.

Article Logic
Execution time: 0.0032010078430176