INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Deputetja e re e LSI Edlira Hyseni: Do të ketë kompromis për zgjidhjen e krizës politike [VIDEO]

KafeIN/Deputetja e re e LSI Edlira Hyseni: Do të ketë kompromis për zgjidhjen e krizës politike [VIDEO]

Publikuar më: 12:57 27-05-2019

Për deputeten e re të kuvendit e dalë nga listat e LSI pas tërheqjes së mandateve të opozitës, Edlira Hyseni, do të ketë një marrëveshje politike mes palëve.

Në një intervistë në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, deputetja Hyseni tha se kompromisi do të realizohet dhe të dyja palët do të lëshojnë pe në emër të zgjidhjes së krizës politike.

Hyseni tha se nuk beson te partia e re e Bindjes Demokratike, dhe nëse do të bëheshin sot zgjedhjet sot, qytetarët nuk kanë alternativën e duhur.
“Në këtë moment nuk shoh asnjë alternativë bindëse. Ne nuk duhet të zgjedhim të keqen më të vogël, por alternativën më të mirë, ndaj do doja të mos kishim zgjedhje në këtë moment”, tha deputetja e re e LSI.
E pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me opozitën jashtë parlamentit, Hyseni tha se nuk ka asnjë marrëdhënie shoqërore me partinë e saj prej së cilës u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë, por nuk i mungon mirënjohja për partinë nga e cila ka dalë.
“Unë i vlerësoj ata dhe vendimet e tyre. Por nga ana tjetër dua tu them se s’kemi asnjë njollë në biografi, s’ju kemi dëmtuar buxhetin”, tha deputetja Edlira Hyseni.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104