Protesta e tretë kombëtare e opozitës jashtë parlamentit, sipas ish-deputetes demokrate Dhurata Çupi, do të mbledhë edhe më shumë njerëz në shesh.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, zonja Çupi tha se ajo çfarë i dallon këto protestë mbarëkombëtare, është bashkimi i mijëra qytetarëve në Tiranë, jo vetëm e militantëve të opozitës.
“Janë njerëz që ndjehen të vjedhur, të grabitur, janë në varfëri:, tha ish-deputetja e PD.
Ajo ka përsëritur kërkesën e PD për qeveri tranzitore pasi ka humbur mundësinë për të pasur shumicën në qeverisje.
Përfaqësuesja e opozitës ka sqaruar dhe zërat për një krizë brenda partisë së saj.
Çupi tha se djegia e mandateve erdhi pas kërkesës së mijëra qytetarëve për të mos njohur qeverinë e vjedhjes së votave.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë