Për pedagogen e letërisisë shqipe në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Dhurata Shehri, shkrimtarët shqiptarë po botojnë më shumë poezi duke zotëruar tregun shqiptar të librit.
Shehri thotë se prej 7 viteve studion tregun e librit dhe nga të dhënat vërehet se në treg dalin rreth 700-800 tituj letërsi shqipe dhe e huaj.
Sipas saj, 60 përqind e titujve zotërohen nga autorë shqiptarë.
Për tregun e librit, problem mbetet mungesa e filtrit të librave të autorëve të poezive dhe prozave në shqip.
“Në shitje numrin më të madh të librave e mban shkrimtari Ismail Kadare, më pas vjen Fatos Kongoli. Gjithsesi shitjet në letërsinë shqipe rrallë i kalojnë 2000 kopje me përjashtim të Kadaresë që i kalon të 5 mijëtat’, tha pedagogia Dhurata Shehri.
“Studentët e rinj duket se po kalojnë më shumë kohë duke lexuar në rrjetet sociale. Ajo cfarë shoh tek studentët, është besimi tek marketingu në një kohë që duhet të jenë ata kritikët më të mirë të letërsisë”, tha pedagogia e letërsisë Dhurata Shehri.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë