Jeta e natës, shfrenim apo argëtim ishte një ndër temat sot në KafeIN, e cila ndezi diskutimin në studio mbi mënyrën se si të rinjtë dëfrehen në ditët e sotme.
Dj Erd1, një artist i ri në moshë dhe në karrierë, ka treguar se si të rinjtë e përdorin jetën e natës për tu argëtuar, por kjo situatë pas përdorimit të pijeve alkoolike del jashtë kontrollit. Ai ka thënë se shpesh herë gjatë eventeve të natës shumë persona e humbin kontrollin dhe shkaktojnë probleme e shkojnë deri në kërcënime dhe për gjërat më banale.
Pyetjes se çfarë ndodh me një DJ dhe vajzat e pira pas përfundimit të eventit, DJ Erd1 ka treguar se vajzat kërkojnë favore seksuale dhe se kjo gjë është mjaft normale.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: