Një prej temave që u diskutua sot në KafeIN në INTv dhe IN Radio 105.7 ishte "Krenaria dhe identiteti kombëtar" .
Djemtë e Aventurave, të cilët udhëtojnë në të gjitha qytetet e Shqipërisë sollën, nëpërmjet një inserti, eksperiencat e tyre dhe rrëfejnë se përse Shqipëria duhet vizituar dhe përse këto vende na bëjnë krenar të gjithë.
Ata shprehen se kënaqen shumë kur vizitojnë njerëz të cilët flasin për historinë e vendit tonë.
Një mënyrë kjo, sipas tyre, interesante për të mësuar më shumë për vendin tonë.