Studentët e Shkencave Sociale i janë rikthyer mësimit.
Ata ishin të parët që e nisën protestën dhe të fundit që u dorëzuan pas presionit të madh si nga familja dhe nga vetë brenda auditorëve.
Enriko Peçulaj, student i degës së Filozofisë në Shkencat Sociale, tha gjatë intervistës me moderatorin e emisionit “KafeIn” se protesta ja arriti qëllimit, të fitonin vëmendjen e shoqërisë, opinionit publik.
“Protesta tek ministria e Arsimit ka qenë e madhe dhe po aq e rrëmujshme, mund të kemi bërë gafa, por themi se mundëm të ndryshojmë opinionin publik, se nuk jemi vetëm studentë që rrimë vetëm në kafe”, tha Enriko.
Për më shumë detaje, ndiqni intervistën më poshtë