INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KAFEIN/ Drejtori i Bursës Shqiptare: Kujdes me paratë në këtë periudhë

KAFEIN/ Drejtori i Bursës Shqiptare: Kujdes me paratë në këtë periudhë

Publikuar më: 15:11 19-06-2018

I ftuar në emisionin e mëngjesit në INTv dhe IN Radio 105.7, sot ka qenë drejtori i Bursës Shqiptare të Titujve, Artan Gjergji. Eksperti i tregjeve financiare dhe drejtuesi i të vetmit treg titujsh në Shqipëri tregoi për vështirësitë e tregut financiar që ka në vendin tone.

Ai ndau këshillat dhe sugjerimet e tij në lidhje me menaxhimin e parasë nga ana e qytetarëve shqiptarë që disponojnë depozita dhe kursime.

Z. Gjergji paralajmëroi për një kujdes të madh që ne të gjithë duhet të tregojmë ndaj kriptovalutës që është edhe trend i momentit në nivel global por nga ana tjetër ai foli edhe për rrezikun e mos përdorimit të parave dhe kursimeve për investime direkte apo forma të tjera investimesh që tashmë mund të bëhen edhe në Shqipëri.

Rreth problemit të valutës dhe sjelljes së bankave me qytetarët, z. Gjergji theksoi se normat e interest sidomos kur bankat shesin valutë nuk janë ekstremisht të larta në krahasim me vendet e tjera dhe sigurisht para ka koston e vet specifike sidomos gjatë marrjes hua për nevoja të ndryshme.

Për më shumë mund të ndiqni videon:

kafe in bankat from Elton Cara on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447