Kandidatja e “Bindjes Demokratike” për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari e ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se në 30 qershor gara e saj është me sistemin dhe jo me individin.
Sakollari tha se ka hyrë në garë me përgjegjësi të plotë duke përqafuar modelin e propozuar nga Bindja Demokratike.
“Kundërshtari im nuk është individi, por sistemi. Por e lumtur jam se në fund të zgjedhjeve, fituesja e garës do të jetë femër”, tha kandidatja për kryebashkiake e Durrësit Valbona Sakollari.
Kandidatja e Bindjes tha se ajo përfaqëson elektoratin gri, qytetarët e pakënaqur nga partitë politike që kanë qenë në pushtet.
Sa i takon ditës së zgjedhjeve, 30 qershorit, Sakollari tha se ka hyrë në garë duke përfaqësuar veten e saj dhe familjen.
Përfaqësuesja e BD tha se në profilin e saj është ekonomiste dhe ka një përvojë pune prej 25 vitesh, së fundi në një firmë të njohur ndërkombëtare.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë