INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kafein/E hëna depresive, psikiatrja Rreli këshillon: Mos rrini pasivë të dielën, aktiviteti ju ndihmon të startoni me energji për javën [VIDEO]

Kafein/E hëna depresive, psikiatrja Rreli këshillon: Mos rrini pasivë të dielën, aktiviteti ju ndihmon të startoni me energji për javën [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 28-01-2019

E hëna e tretë apo e katërt e janarit njihet nga psikologët si e hëna depresive apo blu, ku të gjithë konstatojmë një rënie të humorit dhe mungesë dëshire për të punuar.
Psikiatrja e njohur Arjana Rreli, gjatë bashkëbisedimit sot në emisionin KafeIN me moderatorin Flavio Qarri, tha se kjo lidhet edhe me festat e fundvitit,  ku “xhepat” tanë janë zbrazur. 

Po cfarë duhet të bëjmë që ta nisim javën mbarë? Një nga këshillat e psikiatres Rreli, është të menduarit me pozitivitet që në nisje të javës, duke vënë përpara disa angazhime, pasi në këtë formë kemi zgjidhur gati 20 përqind të ngarkesës javore.

Psikiatrja ka rrëzuar dhe disa teori, për fundjavat pasive pa asnjë angazhim të cilat mendohet se mund të të relaksojnë pas një jave të ngarkuar. Sipas saj, një e djelë aktive të ndihmon të startosh me energji për javën e re.

Për më shumë ndiqni intervistën e saj në videon më poshtë:

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943