INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ E papritur, Urdhri i Infermierëve reagon gjatë emisionit për skandalin me të diplomuarit e rinj.

KafeIN/ E papritur, Urdhri i Infermierëve reagon gjatë emisionit për skandalin me të diplomuarit e rinj.

Publikuar më: 13:29 27-09-2018

Dje, Flavio Qarri solli për publikun e KafeIN denoncimin e avokatit Edison Hoxha, i cili përfaqëson një pjesë të të diplomuarëve në infermieri dhe mami në fakultetet mjekësore të rretheve. Problemi i shfaqur dy, tre vitet e fundit dhe i kaluar pa bujë është një burokraci që ka lënë pa punë me qindra të diplomuar në infermieri, të cilët marrin liçencën për mami. Ndër të tjera, avokati Hoxha deklaroi se: Urdhri i Infermierëve nuk pranonte asnjë formë komunikimi apo publikimi.

Por ditën e sotme në KafeIN, Flavio arriti të sillte në studio nëpërmjet telefonit z. Sabri Skënderi, kreun e Urdhrit Profesional të Infermierëve të Shqipërisë. Sipas z. Sabri Skënderi, kjo është një situatë e krijuar nga ngërçi i emërtitimit i cili në Fakultetin e Tiranës nuk përdoret më ndërsa në rrethe vazhdon. Ndër të tjera, përpos intervistës së tensionuar me Flavio Qarri, z. Skënderi premtoi që menjëherë do fillonte të jepte liçencat ashtu siç i donin studentët nga rrethet. Për të parë të plotë këtë moment, ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707