Sot në Kafein, Flavio Qarri u lidh në linjë telefonike me nënkryetarin e Kuvendit, z. Edi Paloka. Sigurisht tema e bisedës do të ishte rasti i Xhisiela Malokut. I pyetur nga Flavio se cili ishte aspekti që i dukej më i çuditshëm,, Paloka u shpreh se edhe intervista e saj ishte një sajesë e turpshme dhe përdhunim i mëtejshëm i vajzës së re.
Ai tha se: si baba i dy vajzave është i tronditur nga dështimi i çdo instance, për ta mbrojtur atë. Pasi drejtuesi i KafeIN, citoi, ashpërsimin e ligjit për dhunuesit e femrave, ndërsa Rexhep Rahja nuk është mbajtur në izolim, Paloka tha: se këtu ka filluar ngjarja të marrë përmasa ekstreme. Gjithçka ka ndodhur pasi oficeri Nuhu që tashmë është larguar, ka dashur të arrestojë djalin e deputetit të PS.
Aty kanë ndodhur kërcënimet, përfshirja e Ballës dhe skandale të tjera. Pas këmbënguljes së Flavio Qarrit, Edi Paloka u shpreh se do të dalin sot e nesër dokumente të tjera që provojnë këtë skandal të përmasave të mëdha. Mirëpo ai akuzoi Ramën si mbrojtësin, garantin dhe krijuesin e këtij sistemi që dhunon qytetarët. Për më shumë mbi deklaratave të z. Edi Paloka, mund të ndiqni intervistën e plotë në link-un e mëposhtëm: