INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/

KafeIN/"Lufta" për teatrin, Edmond Budina: Unë nuk shitem, kolegët e mi "u blenë" nga qeveria [VIDEO]

Publikuar më: 11:31 31-07-2019

Për aktorin e njohur Edmond Budina, këmbëngulja e bashkisë së Tiranës për të prishur teatrin është absurde dhe anadollake.
"Të gjithë qytetarët mendojnë se Teatri Kombëtar është vlerë kombëtare dhe duhet ruajtur. Kjo kauzë mendoj se do të ketë sukses. Unë mendoj se bashkia mund të ndërtojë jo një por disa teatra të rinj, por në vend tjetër", tha Budina gjatë një interviste në "KafeIN", me moderatorin Flavio Qarri.
Aktori Budina tha se kuptohet qartë se janë vetëm interesa egoiste për të përfituar nga prona publike.
Budina tha se në fillim ishin artistët që dolën në mbrojtje të godinës së tyre, ndërkohë muaj pas muaji u bashkuan dhe qytetarët dhe kjo është e bukura e kauzës.
"Unë mendoj se vetëm kështu mund të fitohen kauzat. Unë s'mendoj se u shitën apo u blenë miqtë e mi, ata kanë dhe interesat e tyre. Por nuk dua të përmend por nëse Teatri Kombëtar 100 mln lekë, 3 veta kanë marrë projekte duke tejkaluar këtë buxhet, madje kanë përfituar dhe pension special. Ata mbase kanë nevojë por kjo duhet bërë me meritë", tha aktori Budina.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0023479461669922