INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ekselentët, pedagogia e universitetit të Durrësit: S'duhen vlerësuar vetëm notat [VIDEO]

KafeIN/Ekselentët, pedagogia e universitetit të Durrësit: S'duhen vlerësuar vetëm notat [VIDEO]

Publikuar më: 11:55 10-04-2019

Pedagogia e universitetit të Durrësit, Marisa Kërbizi, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” ka komentuar lëvizjen më të re të ndërmarrë nga qeveria për punësimin e studentëve ekselentë.
Sipas pedagoges së fakultetit të Edukimit në këtë universitet, u shpreh se termi ekselentë s’duhet të përfshijë vetëm vlerësimin në bazë të notave por dhe formimin e përgjithshëm të studentit.
“Kur flitet për më të mirët nuk shihet vetëm mesatarja. Në opinionin tim duhet të merren parasysh dy kritere: formimi në auditore dhe jashtë tij.
Pra duhet të merret parasysh produkti që del pas formimit brenda në auditore dhe jashtë tij, studentë që kanë një personalitet krejtësisht të vecantë që i bën konkurrues në fushën e tyre”, tha pedagogia Kërbizi.
Sipas saj universiteti i Durrësit që në fillimet e tij në 2006, ka pasur si mision vënien e studentit në qendër.
“Këtu investohet që studenti të marrë formimin më të mirë, por dhe të nxjerrë aftësitë më të mira në aktivitetet jashtë auditorit, në klubet studentore, përmes përpjekjes së të rinjve të marrin rolin e liderit”, tha pedagogia e fakultetit të Edukimit në universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”.

Sipas saj, është detyrë e çdo qeverie të integrojë këtë produkt të mirë që del nga universiteti.
“Ata mund ta gjejnë vetë rrugën e suksesit në jetë, por duhen gjetur mekanizma për integrimin e studentëve në tregun e punës”, tha pedagogia Kërbizi.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111