INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ekskluzive, Bledjon Nallbati: Policia ka pushtuar bashkinë Devoll, unë jam kryetar i ligjshëm [VIDEO]

KafeIN/Ekskluzive, Bledjon Nallbati: Policia ka pushtuar bashkinë Devoll, unë jam kryetar i ligjshëm [VIDEO]

Publikuar më: 13:39 29-07-2019

Mëngjesin e sotëm bashkia Devoll është rrethuar nga forcat e policisë në tentativë për të larguar kryetarin actual të saj Bledjon Nallbati.
Gjatë një interviste telefonike me moderatorin e emisionit “KafeIN”, Flavio Qarri, Nallbati tha se ai është kryetar i ligjshëm i bashkisë Devoll.
“Kushdo që del fitues në zgjedhje të ligjshme unë i liroj zyrën me kënaqësi, por më 30 qershor ishin votimet e PS.
Sot që flasim zyrat tona janë uzurpuar nga 200 forca të policisë. Dyert janë shpërthyer ndërkohë që në ambientet e brendshme s’janë lejuar asnjë prej punonjësve të bashkisë”, tha kryetari i bashkisë Devoll Bledjon Nallbati.
Sipas tij, ata që janë brenda godinës janë uzurpatorë. Urdhri partiak, tha Nallbati do të paditet në gjykatë.
Sipas tij, brenda godinës ndodhet vetëm kryetari i ri i Bashkisë, kandidat i PS.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941